Shtyhet seanca ku pritej mbrojtja e Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjatë apelimit të palëve rezulton se është prezente Ema Çoku, por nuk janë prezentë avokatët e saj. Avokatët e Çokut kanë paraqitur kërkesë për shtyrje seance sepse e kanë të pamundur të jenë të pranishëm.
Nuk është prezente Fatime Kryemadhi, por është e pranishme avokatja e saj Esmeralda Rama. Pirro Xhixho është i pranishëm së bashku me avokatët. Diskutimet në sallë Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Duke qenë se e pandehura Çoku është pa mbrojtës, si fillim konstatojmë se kërkesa e avokatëve të saj është e pajustifikuar. Gjykata: Kjo e pandehur nuk është bërë asnjëherë pengesë për procesin.
Avokati Klodian Skënderaj: Ne jemi të mendimit që seanca duhet të vijojë dhe të caktohet një seancë tjetër. E pandehura Ema Çoku: Nuk kam asgjë për të thënë. Gjykata: Në kushtet kur, për seancën e sotme, e pandehura Ema Coku është pa mbrojtje, marrë parasysh që muaji gusht është muaj pushimi për gjyqtarët, si datë seance do të caktohet data 14 shtator, ora .
