Ministri i Deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Takimi mes dy ministrave është paraparë të mbahet në orën .
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare. Në përfundim të aktiviteteve, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj i uroi mirëseardhje ministrit francez në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Zulfaj theksoi se Kosova shpreh solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarre të mëdha pranë Bordosë, duke nënvizuar se të dy vendet janë aleatë dhe duke i uruar Haddadit një vizitë të suksesshme dhe produktive.
“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”. Welcome to the Republic of Kosova, Minister @benjaminhaddad ! A pleasure to welcome you on your first official visit.
Kosova stands in solidarity with France as it battles the terrible fires near Bordeaux. We are aligned and allied. 🇽🇰🇫🇷🇪🇺 I wish you a pleasant and productive… pic.twitter.com/pkGoOTvQf9 — Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) July 26, 2026
