Maldini dhe Leonardo japin dorëheqje

0%

Shpërndaje në: Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqje nga funksionet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit, raportoi “Sky” të hënën mbrëma. Maldini e Leonardo largohen vetëm 16 ditë pasi nisën punën në Federatën italiane. Maldini si drejtor teknik ishte ngarkuar me përgjegjësinë për të sjellë rend në përfaqësuese.

Leonardo ishte në pozitën e këshilltarit të Maldinit. Vendimi për të dhënë dorëheqjen vjen menjëherë pasi ish-lojtari i italisë, Andrea Pirlo, tha se nuk ishte më kandidat për të drejtuar ekipin italian të futbollit. Pirlo kishte qenë zgjedhja kryesore e Maldinit për punë pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën e federatës.

Raportohet se Roberto Mancini do të jetë përzgjedhës I Italisë, pasi Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha