“Le ta bëjmë realitetit, t’u japim njerëzve atë që duan” – boksieri

0%

Paraqitja e boksierit shqiptar Kristian Prenga ndaj Anthony Joshua ka rikthyer në qendër të vëmendjes boksin shqiptar. Edhe pse Joshua fitoi me nokaut në raundin e dytë, Prenga arriti ta rrëzonte dy herë ish-kampionin e botës në raundin e parë, duke bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tashmë një tjetër emër shqiptar ka dalë publikisht me një sfidë për britanikun.

Bëhet fjalë për Roberto Bakaj, i cili përmes një mesazhi publik ka kërkuar një duel me Joshuan. “Le ta bëjmë realitet! Ju garantoj se miliona tifozë shqiptarë dhe tifozë të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe mezi po e presin këtë përballje. Energjia dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme.

Le t’u japim njerëzve atë që duan”, ka shkruar Bakaj. Bakaj është një nga boksierët shqiptarë me rekord interesant në kategorinë profesioniste. Ai ka zhvilluar 16 meçe, duke i fituar të gjitha me nokaut, një statistikë që e bën një nga goditësit më të rrezikshëm në kategorinë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas rikthimit të Anthony Joshuas në ring dhe fitores dramatike ndaj Kristian Prengës në Arabinë Saudite, emri i britanikut është sërish në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, Joshua pritet të përqendrohet te superdueli i shumëpritur me Tyson Fury, që konsiderohet një nga përballjet më të mëdha në historinë e boksit britanik.

Megjithatë, sfida publike e Roberto Bakajt ka tërhequr vëmendje, duke shtuar një tjetër emër shqiptar në listën e boksierëve që synojnë të përballen me një prej figurave më të mëdha të peshave të rënda.

Burimi: Telegrafi