Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në qëndrimet që kishte para zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme e Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar, ka thënë sot ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Sipas tij, qëndrimi dhe vullneti i shfaqur nga LDK-ja jep shpresë për tejkalim të krizës politike, në të cilën është futur vendi Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se e përbashkëta e të gjitha partive është dëshira për të mos shkuar sërish në zgjedhje të parakohshme.
Konjufca, të hënën pas takimit me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, ka folur edhe për takimet që kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka zhvilluar më liderët e dy partive më të mëdha deri tash opozitare, PDK e LDK. Sipas Konjufcës, te PDK-ja nuk ka parë ndryshim qëndrimi lidhur me bashkëpunimin eventual për formim të institucioneve.
“Sa u përket takimeve që u zhvilluan me PDK-në dhe LDK-në, u pa qartë se PDK-ja vazhdon të qëndrojë në pozicionet që i kemi parë edhe më herët. Ato janë pozicione të vjetra dhe ato qëndrime u shprehën edhe në takimin me kryeministrin Kurti”, ka thënë Konjufca. E te LDK-ja, sipas tij tash vërehet një vullnet për tejkalim të krizës institucionale.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 1 gus 2025 LVV-ja akuzohet nga PDK-ja për grushtshtet, e nga LDK-ja për vetëgrushtshtet “Kurse, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, përshtypja jonë është se aty, përkundër herëve të kaluara, kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova.
Ka një gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë mendoj se opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje janë në përpjesëtim me vullnetin”, është shprehur Konjufca.
Diskutimet për bashkëpunim të mundshëm i ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por sipas tij ato janë ndërprerë në momentin kur delegatë të partisë kanë mbledhur nënshkrime për thirrje të Kuvendit të partisë për shkarkimin e tij. Konjufca nuk ka dashur t’i komentojë zhvillimet e brendshme të LDK-së, e gjatë konferencës ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
Ai e ka ftuar këtë gjykatë me seli në Hagë që të mos marrë vendim politik për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Edhe LAJMET E MBRËMJES 5 min. më parë Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit “E nëse bën vendim të drejtësisë, ne të gjithë e dimë çfarë është drejtësia.
Se ne jemi dëshmitarë këtu si popull që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë. Të kishte qenë luftë kriminale, kurrë nuk do ta kishte marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, këtë mbajeni në mend. Nuk ka mundësi një luftë kriminale me u mbështet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Britanisë së Madhe, prej Gjermanisë e prej Francës”.
Specialja do të shpallë aktgjykimin e shkallës së parë më 16 shtator.
