Ebrima Tunkara, talenti 16-vjeçar spanjoll me origjinë nga Gambia, po shndërrohet në një nga zbulimet më të mëdha të përgatitjeve verore të Barcelonës. Sulmuesi i ri, i cili së shpejti mbush 16 vjeç, është lojtari i vetëm i lindur në vitin 2010 që është përfshirë në grupin e Hansi Flick, një sinjal i qartë se klubi e sheh si një projekt serioz për të ardhmen.
Sipas Goal.com , ekziston mundësia reale që ai ta kalojë sezonin me ekipin e parë, në vend se të aktivizohet me skuadrën rezervë, siç ishte planifikuar fillimisht. Flick dhe skuadra mbetën të impresionuar Sipas të përditshmes katalanase Sport , Hansi Flick nuk pati asnjë hezitim për ta përfshirë Tunkarën në grupin e lojtarëve të rinj që nisën përgatitjet me ekipin e parë.
Fiziku i tij, pjekuria në lojë dhe cilësitë teknike kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme jo vetëm te trajneri gjerman, por edhe te futbollistët e ekipit të parë, të cilët u befasuan nga niveli që tregoi 16-vjeçari gjatë seancave stërvitore. Tunkara e konfirmoi talentin e tij edhe në ndeshjen e parë miqësore të Barcelonës këtë verë.
Në fitoren 4-1 ndaj CE Europa, ai shënoi golin e tretë të skuadrës katalanase vetëm tri minuta pasi u fut në lojë. Pas një asistimi nga Alex Gonzalez, Tunkara kontrolloi topin me qetësi dhe realizoi me një goditje të saktë, edhe pse ishte i rrethuar nga mbrojtësit kundërshtarë.
Trajneri Flick bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, ndërsa aktivizimi i Tunkarës erdhi si shpërblim për paraqitjet mbresëlënëse në stërvitje. Ebrima Tunkara with a header to make it 3-1.
Assisted by Alex Gonzalez and great pre-assist from Marc Casado pic.twitter.com/gvG1VyT96K — ArsenKveFCB (@ArsenKveFCB) July 24, 2026 Nga ekipi rezervë drejt skuadrës së parë – testohet në turneun në Angli Fillimisht ishte planifikuar që Tunkara të luante me ekipin rezervë gjatë këtij sezoni, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën.
Paraqitjet e tij bindëse, të kombinuara me mungesat e Ronald Araujos, Alejandro Baldes dhe Fermin Lopez për shkak të lëndimeve, si dhe mundësinë e huazimit të Marc-André ter Stegen te Ajaxi, kanë hapur një vend të mundshëm në skuadrën e parë.
Barcelona do të udhëtojë së shpejti drejt Anglisë për turneun para-sezonal, ku Flick pritet të marrë me vete bërthamën e lojtarëve me të cilët ka punuar që nga fillimi i përgatitjeve. Një pjesë e futbollistëve, përfshirë reprezentuesit spanjollë, Jules Kounde dhe Andrew Gordon, vazhdojnë të jenë me pushime pas Kupës së Botës 2026.
Sipas burimeve pranë klubit, trajneri gjerman do ta monitorojë nga afër zhvillimin e Tunkarës gjatë gjithë turneut, për të vendosur nëse ai është gati të mbetet përfundimisht me ekipin e parë. Një tjetër talent i madh nga La Masia Edhe pse ka ende shumë për të mësuar, Tunkara konsiderohet një nga talentet më premtues që ka prodhuar së fundmi akademia e famshme La Masia.
Ai është lojtari më i ri në grupin aktual të Barcelonës, por forca fizike, vetëbesimi dhe teknika e tij e avancuar i kanë lejuar të përballet pa kompleks me futbollistë shumë më me përvojë.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, emri i Ebrima Tunkarës pritet të jetë një nga më të përfolurit te Barcelona në muajt dhe vitet e ardhshme. 🇪🇸💫 After Yamal, another 𝗣𝗥𝗢𝗗𝗜𝗚𝗬 from La Masia is on the way. 𝗘𝗕𝗥𝗜𝗠𝗔 𝗧𝗨𝗡𝗞𝗔𝗥𝗔 (𝟭𝟲) is the next 𝗕𝗜𝗚 𝗧𝗛𝗜𝗡𝗚 of FC Barcelona youth academy. LA MASIA IS INSANE 🤯🤯🤯 pic.twitter.com/qGtk5UFLtw — Rising Stars XI (@RisingStarXI) June 6, 2026
