Komuna e Gostivarit: Uji mund të përdoret për qëllime teknike,

0%

Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit, ndërsa uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike.

“Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar”. “Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situatës.

Institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët”. “Siç u bë e ditur sot, uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, ekspertët dhe ekipet kompetente po punojnë intensivisht për sigurimin e ujit të pijshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm”. “Komuna e Gostivarit do të vazhdojë t’i informojë qytetarët në mënyrë të rregullt dhe transparente për të gjitha zhvillimet e mëtejshme dhe rekomandimet e institucioneve kompetente”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Burimi: Telegrafi