Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar në këto të dhëna, pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara. Qytetarët që hyjnë në Kosovë në këtë pikë presin 50 deri në 60 minuta, ndërsa për dalje 30 deri në 40 minuta. Pritje më të gjata ka edhe në Muçibabë.

Derisa pritjet për të hyrë po zgjasin deri 30 minuta, për të dalë nga Kosova pritjet po zgjasin deri 60 minuta. Edhe në Hani i Elezit ka pritje, të cilat po zgjasin deri 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare gjendja është e qetë dhe pritjet janë nga 3 deri në 10 minuta.

Burimi: Bota Sot