Këngëtarja Rina Balaj ka ndarë emocionet e saj pas pjesëmarrjes si e ftuar speciale në dy netët e koncertit të Yll Limanit në Prishtinë. Përmes një postimi në Instagram, Rina ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë mundësi, duke i cilësuar këto dy mbrëmje si momente që do t’i mbajë gjithmonë në zemër. “Dy netë që kom me i majt gjithmonë n’zemer.
Prishtinë, u kon ni moment shumë i veçantë për mu me kon pjesë e ktyne koncerteve bashkë me Yllin”, ka shkruar artistja. Foto: Instagram Ajo ka falënderuar Yll Limanin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtyre mbrëmjeve speciale, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për ekipin Three60 Music për mbështetjen dhe përkushtimin.
Rina gjithashtu ka ndarë emocionet nga performanca e përbashkët para një publiku prej rreth 24 mijë personash, duke e cilësuar si një përjetim të jashtëzakonshëm. “Kënaqësi shumë e madhe me e knu këngën tonë para 24 mijë vetave”, ka shkruar tutje.
Dy netët e koncertit të Limanit në Prishtinë u shënuan me atmosferë të veçantë, derisa prania e Balajt si mysafire speciale ishte një nga momentet e veçanta të mbrëmjeve.
