​Çitaku takon ministrin francez Benjamin Haddad: Franca të

0%

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Sekretarja Çitaku e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Republikës së Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të intensifikohet, veçanërisht në proceset integruese. “Franca ka qenë dhe mbetet një nga partnerët dhe aleatët kryesorë të Kosovës. Mbështetja e saj ka qenë qenësore për vendin tonë” , tha Çitaku.

Ajo kërkoi që Franca të inkurajojë edhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë më shumë vëmendje Kosovës, sidomos në një periudhë kur proceset integruese të vendit kanë ngecur. Sekretarja Çitaku dhe ministri Haddad u pajtuan se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim, Çitaku u shoqërua nga deputetët Përparim Gruda dhe Blerta Deliu-Kodra, si dhe nga shefi i kabinetit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Ardian Arifaj.

Burimi: Bota Sot