Babai i të dyshuarit për sulmin në Berlin: “Djali im u radikalizua,

0%

Babai i 21-vjeçarit Abdul Ballout, i dyshuar për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar se i biri ishte radikalizuar dhe kishte përqafuar ideologjinë e organizatës terroriste ISIS.

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel , 64-vjeçari tha se kishte komunikuar me djalin e tij vetëm disa orë para sulmit dhe se ai i kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer pranë familjes në Liban. Babai i të dyshuarit ka mohuar se familja e tij ka pasur lidhje me ekstremizmin, duke theksuar se ata janë pjesë e komunitetit shiit dhe nuk e mbështesin ideologjinë e ISIS-it.

“Djali im u radikalizua dhe iu shpëla truri nga kjo ideologji”, ka deklaruar ai. Ndërkohë, autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur nëse Ballout ka vepruar i vetëm apo ka pasur persona të tjerë të përfshirë. 21-vjeçari dyshohet se përdori një furgon për t’u përplasur me pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë në parkun Tiergarten të Berlinit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga sulmi humbi jetën një grua, ndërsa 29 persona të tjerë u plagosën. Hetuesit kanë bërë të ditur se i dyshuari kishte qenë më herët në vëzhgim për shkak të tentativave për t’iu bashkuar ISIS-it dhe ishte dënuar më parë në Gjermani për përgatitje të një akti të rëndë dhune. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com