Atalanta interesohet për Jasharin

0%

Shpërndaje në: Atalanta ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Milanit, Ardon Jashari, ka njoftuar të hënën “Calcio Atalanta”. “Një objektiv i deklaruar, por ende larg realizimit”, shkruan mediumi i afërt me klubin italian, Atalanta. 23-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit të kaluar nga Club Brugge. Me klubin kuqezi ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.

Edicionin e kaluar Jashari pati pak hapësire te Milani. Ai luajti vetëm 14 ndeshje në Serie A dhe kryesisht u paraqit si zëvendësues. Jashari ende nuk i është bashkuar Milanit në përgatitje pas paraqitjes me Zvicrën në Kupën e Botës.

Burimi: Koha