Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj Kosovës nuk u përcollën me reagime nga ambasada e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Britanisë dhe Italisë.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se shqetësimin e ngriti me ministrin e deleguar për Evropën në qeverinë franceze, Benjamin Haddad Të pa dënuara nga bashkësia ndërkombëtare kanë kaluar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili oficerëve të rinj ushtarakë u kërkoi të bëhen gati ta mbrojnë “tokën e shenjtë”, duke aluduar si tokë të shenjtë Kosovën.
Gjatë ditës KOHA ka kërkuar koment nga ambasadat e pesë vendeve të QUINT-it lidhur me deklaratat e Vuçiqit dhe u është drejtuar me pyetje nëse do të ketë pasoja për Serbinë, mirëpo gjatë së hënës nuk ka marrë përgjigje. E në Selinë e Aleancës Veriatlantike – NATO, kanë refuzuar të komentojnë mbi çështjen.
“Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga udhëheqës dhe zyrtarë individualë”, thuhet në përgjigjen e NATO-s. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë serbe, Vuçiq tha se Kosova është pjesë e Serbisë, edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas drejtësisë së Zotit. Diskurs ky i përdorur gjatë viteve ‘90 edhe nga Slobodan Millosheviq, pararendës i Vuçiqit.
Edhe Arbëri 22 min. më parë AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme E para dy javësh, ministrja në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha se po të ishte në vend të Millosheviqit, do të kryente spastrim etnik në Kosovë.
Deklaratën e Paunoviqit e dënuan ndërkombëtarët, por në Serbi ndaj saj nuk u morën masa, madje Vuçiqi dhe zv.kryeministri Ivica Daçiq i dolën në mbrojtje. Të dielën, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt, pavarësisht kërcënimeve të presidentit serb.
E të hënën, Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, tha se shqetësimin për diskursin e zyrtarëve të lartë serbë, e ka ngritur edhe me ministrin e deleguar për Evropën në qeverinë franceze, Benjamin Haddad. “Po ashtu diskutuam për situatën e sigurisë në rajon.
Retorikat që justifikojnë ose i relativizojnë krimet e viteve ‘90, siç po ndodh nga Serbia, janë jo vetëm provokim, por të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e qytetërimit, të paqes dhe të demokracisë dhe nuk mund të kenë vend ato në Evropën demokratike.
Paqja e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi mohimin e të kaluarës apo mbi thirrjet për përsëritjen e saj, por vetëm mbi të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”, ka thënë Konjufca.
Edhe Arbëri 24 min. më parë Latifi për vërshimet në Rahovec: Nga viti 2022 s’jemi kompensuar për asnjë dëm Ndërkohë, shqetësim lidhur me rrënimin e vilave të ndërtuara pa leje për rreth liqenit të Ujmanit shprehën në komunitetin ndërkombëtar.
Gjithashtu reagime ka pasur edhe pas dekretit të presidentit në detyrë, Albulena Haxhiu, përmes së cilit u liruan nga detyra të shtatë prokurorët serbë, të cilët patën dhënë dorëheqje në fund të 2022-s.
