Këngëtarja spanjolle, Ana Mena, ka vendosur t’u japë fund zërave për një lidhje të mundshme me futbollistin e Ferran Torres.
Thashethemet për një aferë mes tyre janë shtuar ditët e fundit, pas disa momenteve ku të dy janë parë në të njëjtin event, si dhe pas disa detajeve që fansat i kanë interpretuar si sinjale të mundshme, përfshirë edhe fanellën me numrin 7 që Ana kishte veshur gjatë festave të kombëtares spanjolle.
Pas gjithë diskutimeve në rrjete sociale, këngëtarja u pyet nga gazetarët gjatë mbërritjes së saj në aeroportin Adolfo Suarez-Barajas në Madrid. Ana u tregua e qartë që në fillim, duke mohuar çdo lloj lidhjeje sentimentale me sulmuesin e Barcelonës dhe duke shprehur habinë për përmasat që morën këto spekulime. “Budallallëqe, për Zotin”, u përgjigj ajo kur u pyet për thashethemet.
E pyetur edhe për fanellën me numrin 7, e cila u lidh menjëherë nga fansat me Ferran Torresin, këngëtarja e minimizoi këtë detaj dhe tha me humor se ishte thjesht fanella që i kishin dhënë për ta veshur. “Ajo që më vunë, çfarë të di unë”, u shpreh ajo.
Mena pranoi se kishte qenë në të njëjtin event me futbollistin spanjoll, por theksoi se aty kishte shumë njerëz dhe se kishte komunikuar me shumë persona të tjerë. Sipas saj, takimi me Ferran nuk kishte asgjë të veçantë dhe nuk kishte ndodhur asgjë që të justifikonte gjithë vëmendjen e krijuar.
Ferran dhe Ana Kur gazetarët këmbëngulën dhe e pyetën se çfarë mendimi kishte për lojtarin e kombëtares spanjolle, Ana u distancua sërish nga çdo afërsi me të. “Nuk e njoh pothuajse fare”, deklaroi tutje.
