Një zjarr kishte kapluar arat në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Në orët e mbrëmjes së , ky zjarr veçse është shuar nga zjarrëfikësit. Kështu ka konfirmuar për Kallxo.com, Abusamed Shkodra, nga Zjarrëfikësit e Prishtinës. “Ka qenë një zjarr i shpërndarë. Ka qenë zjarr i mbetjeve të grunajave”- ka thënë ai.
Shkodra konfirmoi se ndonëse ekipet në terren kishin vështirësi, tanimë janë në përfundim e sipër të fikjes së zjarrit. Ngjashëm si në Vragoli, zjarrfikësit janë angazhuar edhe në fikjen e një zjarri në fshatin Gushtericë. Edhe ky zjarr, sipas Shkodrës, ka ardhur si pasojë e djegjes së mbetjeve pas korrjeve të grurit. Kallxo.com më herët kishte raportuar për zjarrin në arat e Vragolisë.
