Shpërndaje në: Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë mesditën e së shtunës, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte mbetur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se viktima është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
