Theret me thikë një person në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë,

0%

Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar me thikë nga një person ende i panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa mjekët kanë konstatuar se ai ka marrë dy plagë me thikë në shpinë, duke pësuar lëndime edhe në organet vitale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si “Vrasje në tentativë”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi