Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq]. Kjo nën dyshimin se ka shtënë me armë në një aheng familjar. Bazuar në të dhënat e policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja të pistoletës me gaz, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi:
Bota Sot
