Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

0%

Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët për një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. Sipas informacioneve të siguruara fillimisht, në aksident ishin përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë disa persona kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës , në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com