Sulmi në Paradën e Krenarisë në Berlin/ Rama: Nuk mund të ketë

0%

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të rëndë të ndodhur në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe duke dënuar çdo formë dhune dhe ekstremizmi. Postim i plotë: “Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini.

Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim.

Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot