Policia e Kosovës organizon sot, më , aktivitete përkujtimore me rastin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës. Në ceremonitë përkujtimore marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, drejtues të Policisë së Kosovës, familjarë të zyrtarëve të rënë dhe qytetarë.
Aktivitetet nisën me homazhe shtetërore te Lapidari i Policëve të rënë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku, vizitë në familjen e tij, vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri dhe homazhe te lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut.
Policia e Kosovës ka ftuar mediat dhe qytetarët t’u bashkohen aktiviteteve për nder të zyrtarëve policorë që humbën jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë publike dhe Republikës së Kosovës. Afrim Bunjaku ra në kryerje të detyrës më , gjatë sulmit të armatosur në fshatin Banjska të Zveçanit.
Ai u vra gjatë një sulmi ndaj patrullës së Policisë së Kosovës, ndërsa po kryente detyrën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit. Për sakrificën e tij, ai u shpall Hero i Kosovës . Enver Zymeri ra në detyrë më në vendin e quajtur Varagë, në Zubin Potok.
Ai u vra nga persona të armatosur gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe kontrollit në pikat kufitare në veri të vendit. Edhe Enver Zymeri u shpall Hero i Kosovës për kontributin dhe sakrificën e tij në shërbim të shtetit.
Agjenda e plotë : • – Homazhe shtetërore te Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Prishtinë. • – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku, Samadrexhë, Vushtrri. • – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku, Samadrexhë, Vushtrri. • – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri, Vushtrri. • – Homazhe te lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage, Zubin Potok.
