Respekti i madh edhe pas fitores: Anthony Joshua mban flamurin

0%

Boksieri Anthony Joshua ka treguar klas të madh duke e mbajtur flamurin shqiptar pas triumfit ndaj Kristian Prengës. Britaniku e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, pavarësisht se boksieri jonë e nisi për mrekulli për ta rrëzuar pas vetëm 30 sekondave në raundin e parë.

Megjithatë, me disa goditje të forta në raundin e dytë, Joshua s’i dha asnjë shans Pregnës për t’u ngritur dhe vazhduar luftën. Sidoqoftë, menjëherë pas triumfit – Joshua kërkoi që ta festonte me flamurin shqiptar para tifozëve të tij. Ndërkohë, ai edhe përgëzoi Prengën për luftën e mirë, duke shtuar se do të ketë një “të ardhme të mirë”. “E falënderoj Prengën për luftën e mirë.

Do të thotë shumë për Prengën dhe kampin e tij, do të thotë shumë për mua. Prenga është djalë i fortë. Ka të ardhme të ndritur. Është i fortë dhe më ka dhënë një test të mirë. Por këtë që bëra unë e bëjnë kampionët”, u shpreh ai pas meçit. Joshua gjithashtu konfirmoi se meçi i radhës do të jetë i shumëpritur ndaj ish-kampionit të botës së peshave të rënda, Tyson Fury./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi