Refuzon të rrisë ofertën

0%

Barcelona nuk ka ndërmend të bëjë lëshime financiare për Julian Alvarezin, pavarësisht se ai mbetet objektivi kryesor i klubit. Sipas Mundo Deportivo, katalanasit nuk do ta rrisin ofertën prej 100 milionë eurosh dhe nuk do të përfshijnë lojtarë në marrëveshje.

Nëse Atletico Madridi nuk ndryshon qëndrim, Barcelona është e gatshme ta nisë sezonin pa një sulmues të ri, duke pritur vetëm nëse Alvarez ushtron presion për t’u larguar. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat rreth sulmuesit argjentinas deri në fund të afatit të verës.

Burimi: Bota Sot