Rashford është shumë i shtrenjtë, Roma gjen sulmues brenda Serie A

0%

Pasi dështoi për transferimin e Mason Greenwood, Crysencio Summerville dhe Nicolo Tresoldi, Roma duket se ka gjetur më në fund sulmuesin e kaq shumë kërkuar në treg. Verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen në parim me Bologna-n për transferimin në kryeqytet të Santiago Castro, për 35 milionë euro.

Në anën tjetër, verdhekuqtë i kanë thënë “jo” propozimit të Manchester United për të përfshirë Marcus Rashford në marrëveshjen për transferimin e Manu Kone. Rroga e anglezit është e papërballueshme për Romën, që ka vendosur të hidhet e gjitha në “sulm” për Santiago Castro.

Çmimi i kërkuar është 35 milionë euro dhe mund të arrihet duke përfshirë bonuset dhe një përqindje të tarifës së shitjes së ardhshme. Po ashtu du klubet po diskujtojnë edhe për një huazim të mundshëm të Artem Dovbyk drejt Bologna, po si një çështje më vete, pa e lidhur atë me rastin e Santiago Castro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot