Prenga u kërkon falje tifozëve shqiptarë, premton kthim të furishëm

0%

Shpërndaje në: Kristian Prenga ka bërë emër në botën e boksit me paraqitjen e jashtëzakonshme në raundin e parë të meçit ndaj Anthony Joshuas, të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite. Boksieri nga Mirdita, e rrëzoi dy herë Joshuan dhe dominoi në ringun afër të cilit ishin figurat kryesore të boksit profesionist. Dukej që vetëm përfundimi i raundit e shpëtoi yllin britanik.

Por në raundin e dytë ndryshoi plotësisht gjendja. Joshua u rikuperua dhe fitoi me nokaut të frikshëm. Pas disa goditjeve të ish-kampionit të botës, Prenga u rrëzua dhe nuk mundi të ngritej më. Boksieri shqiptar e pësoi vetëm humbjen e dytë në karrierë. 35-vjeçari ka 20 fitore, të gjitha me nokaut. Pas meçit, Prenga foli për magazinën e njohur të boksit, “Ring”.

Edhe Luftarake 2 d. më parë Prenga premton fitore me nokaut ndaj Joshuas “Urime për të, por nuk ishte mbrëmja ime. Plani i Zotiti ishte që ai të fitonte dhe unë jam me të. Çka do që ka vendosur Zoti unë jam në rregull”, ka thënë Prenga. Ai më pas është pyetur se çka ka menduar pasi e rrëzoi Joshuan në raundin e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kam menduar se do ta rrëzojë edhe në raundin e dytë, por kjo nuk ndodhi”. Prenga ka pasur përkrahje të madhe të shqiptarëve në meçin në Jeddah. Megjithatë ka thënë se tifozët që i kishte pranë janë vetëm dhjetë për qind e mbështetësve që ka. “Kam pasur vetëm 10 për qind të tifozëve këtu, pasi nuk erdhën për shkak të luftës.

Por nëse lufta do të zhvillohej në Evropë, do të kishte 90 për qind më shumë”. Prenga ka kërkuar falje për tifozët e tij. “U them se kërkoj falje. Nuk i kam bërë krenarë. Por herën tjetër”, ka theksuar Prenga, që mori përkrahje nga kampi i tij edhe pas meçit. Prenga jeton në SHBA dhe meçi me Joshuan ishte bindshëm më i madhi në karrierë. Meçi me Joshuan mund të hapë shumë dyer për Prengën.

Për këtë foli edhe vet ylli britanik. Edhe Luftarake 1 muaj më parë Prenga thotë se do ta shokojë botën me fitore kundër Joshuas “Ai është djalosh i fortë dhe mendon se Eddi Hearn dëshiron të firmosë me të. Ai do të bëjë mirë dhe ka të ardhme të ndritur. Ndoshta me më tepër përvojë, do të jetë atje lart me ne të tjerët. Ai është i fortë dhe i durueshëm, ndërsa më ka dhënë test të mirë.

Por këtë e bëjnë kamionët, ne ngrihemi. Ne rrëzohemi dhe ngritemi. Kjo është jeta”, ka thënë Joshua. Para meçit është intonuar himni shqiptar, ndërsa Prenga doli në ring i veshur me motive shqiptare. Ka pasur shumë shqiptarë në Jeddah, disa prej tyre në veshje tradicionale. Ata janë përshëndetur edhe nga Joshua, kur në një moment dolën në ring.

Joshua ka shfaqur respekt për Prengën pas meçit. Dhe me shumë gjasë do ta mbaj gjithnjë mend meçin ndaj tij.

Burimi: Koha