Shpërndaje në: Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, ka bërë një postim pas duelit me Anthony Joshuan. Prenga pësoi me nokaut në raundin e dytë. Por është raundi i parë që mbush me shpresë 35-vjeçarin Prenga. “Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme. Respekt maksimal për të dhe për fitoren.
Raundi i parë më tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin. Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh. Kjo ndeshje nuk më thyen. Do ta përdor këtë eksperiencë për t’u rikthyer shumë më i fortë. Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ua solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, ka shkruar Prenga në rrjetet sociale.
