FBK lëshon telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës

0%

Federata e Basketbollit të Kosovës ka lëshuar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të legjendës së basketbollit, Mithat Belegu. Në telegramin e nënshkruar nga kryetari Arben Fetahu thuhet: “Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Mithat Belegut.

Ai ka dhënë kontribut të madh si lojtar e gjyqtar, derisa do të mbahet mend nga të gjitha gjeneratat për ndihmën e madhe në basketbollin e Kosovës.” Tutje në telegram theksohet se “Vdekja e tij është një humbje e madhe për basketbollin e Kosovës.”

FBK kujton se Belegu ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e 60-ta, tri herë koshashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Jugosllavisë, ndërsa më 1978 u bë gjyqtari i parë ndërkombëtar i FIBA-s nga Kosova, me 242 ndeshje në ligat e Jugosllavisë dhe karrierë në 4 kontinente e mbi 40 shtete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot