Paredes tregon planin sekret të Messit

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Leandro Paredes ka dhënë deklaratë që ka lënë të shokuar të gjithë, pasi ka shpalosur një plan sekret për pensionimin e Lionel Messit nga Argjentina.

Argjentina i befasoi të gjithë kur avancoi deri në finale të Kupës së Botës, të cilën e humbi nga Spanja 1:0. 32-vjeçari Paredes, që luan te Boca Juniorsi, ka thënë se tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të pensionohet nga Argjentina, por se sërish vendimi i takon superyllit argjentinas. “Na dhemb sepse në gjithë Botërorin kemi thënë se nuk duam që të vijë loja e fundit.

Mendoj se ai e ka marrë vendimin që ajo të jetë ndeshja e fundit për përfaqësuesen. Por unë shpresoj që jo. Shpresoj që ai të vazhdojë të luajë, do të jetë vendimi i tij. Çfarëdo që e bën atë të lumtur, do të na bëj edhe neve”, ka deklaruar Paredes që ishte bashkëlojtar me Messin te Paris Saint-Germaini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha