Olise nuk do të largohet nga Bayerni

0%

Shpërndaje në: Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund, ka hedhur poshtë përsëri thashethemet që e lidhin Michael Olisen me një transferim te Real Madridi. 24-vjeçari shënoi 22 gola dhe kontribuoi me 26 asistime te Bayernin në të gjitha garat edicionin e kaluar.

“Los Blancos” kohët e fundit lëshuan një deklaratë duke mohuar se ishin në kontakt me Bayernin në lidhje me Olisen, ndërsa Freund ka folur në lidhje me transferimin e yllit të Francës. “Kjo nuk është aspak temë për ne”, u tha Freund gazetarëve. “Jemi të kënaqur që Michael Olise është kthyer nga pushimet.

Ai do të vazhdojë të luaj një rol të rëndësishëm te Bayern Munichu këtë sezon, ashtu si edicionin e kaluar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha