Situata në pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes është e qetë, me pritje minimale si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjes në shumicën e pikave kufitare varion nga 3 deri në 5 minuta. Ndërsa nuk raportohen kolona të gjata apo pengesa në qarkullim.
Kjo gjendje u mundëson qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme.
Burimi:
Bota Sot
