Promotori i njohur, Eddie Hearn ka pranuar se për një moment kishte frikë se karriera e Anthony Joshua kishte marrë fund, pasi britaniku u rrëzua dy herë nga boksieri shqiptar Kristian Prenga. Joshua u rikthye në ring në Jeddah të Arabisë Saudite në një përballje që fillimisht ishte parashikuar si një fitore e lehtë ndaj Prengës, por sfida u shndërrua në një dramë të vërtetë.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda u rrëzua që pas vetëm 20 sekondash lojë, pas një goditjeje të fuqishme me të djathtën nga Prenga. Por momentet e vështira për Joshuan nuk përfunduan aty. Në fund të raundit të parë, boksieri shqiptar e dërgoi përsëri në dysheme britanikun, duke e vendosur atë përballë një humbjeje të papritur.
Reagimi i Usykut u bë viral pas rikthimit dramatik të Joshuas ndaj Prengës Përballja kishte një ngarkesë të madhe emocionale për Joshuan, pasi ai u rikthye në ring vetëm tetë muaj pas aksidentit tragjik me makinë në Nigeri, ku humbën jetën dy miqtë e tij të afërt, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele.
Hearn kishte shqetësime se Joshua mund të ishte rikthyer shumë shpejt, pasi përveç dëmtimeve fizike, ai ende po përballej me pasojat emocionale të humbjes. “Në një moment mendova se karriera kishte përfunduar” Pas meçit, Hearn tregoi emocionet e përjetuara gjatë atyre minutave dramatike, kur boksieri i tij ra dy herë në tokë.
“Ky ishte momenti më dramatik dhe emocional i karrierës sime, ndoshta edhe i jetës sime. Kishte kaq shumë emocione në ato pak minuta”, deklaroi promotori. Ai pranoi se, pasi Joshua u rrëzua dy herë, mendoi për skenarin më të keq.
Statistikat zbulojnë ndryshimin taktik të Anthony Joshuas ndaj Kristian Prengës – stili i goditjes që përgatiti nokautin “Thjesht nuk mund ta besoja që ai gjeti një mënyrë për të fituar. Gjatë gjithë javës po pyesja veten: A është kthyer shumë shpejt? Ai kishte nevojë për boksin për ta kaluar dhimbjen, por në të njëjtën kohë ende nuk e ka kaluar atë plotësisht”.
Hearn shtoi: “Kur e pashë të rrëzohej ashtu, mendova: Ka mbaruar. Karriera ka përfunduar. Në një moment mendova se ky ishte fundi, por çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka pasur”. Fuqia e goditjes e mbajti gjallë Joshuan Megjithatë, Hearn besonte se një gjë nuk i është larguar kurrë Joshuas – fuqia shkatërruese e goditjes së tij.
Sipas tij, sapo Joshua arriti të rikthehej në këmbë dhe të gjente ritmin, gjithçka ndryshoi. “Një gjë që ai do ta ketë gjithmonë është fuqia nokautuese. Nëse të godet një herë mirë në mjekër, lufta ndryshon”. Dhe pikërisht kështu ndodhi.
Joshua nisi të marrë kontrollin në raundin e dytë, goditi fort Prengën dhe më pas e mbylli duelin me nokaut, duke ruajtur gjallë përballjen e madhe me Tyson Fury. Joshua-Fury, beteja e madhe e boksit britanik Pas kësaj fitoreje, Joshua dhe Fury tashmë janë shumë pranë realizimit të një prej përballjeve më të mëdha në historinë e boksit britanik.
Të dy boksierët kanë nënshkruar kontratat për duelin e shumëpritur, por ende nuk është vendosur data dhe vendi i zhvillimit.
“Diçka nuk shkon këtu, nuk po e besoj këtë histori” – gazetari ngre dyshime për fitoren me rikthim të Joshuas Sipas marrëveshjes së Joshuas, dueli duhet të zhvillohet në Britani të Madhe, edhe pse Madison Square Garden është përmendur si një opsion i mundshëm për shkak të interesit të madh në tregun amerikan.
Ndërkohë, Fury kishte siguruar një fitore një ditë më herët ndaj polakut Mariusz Wach, duke e përgatitur terrenin për përballjen që pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit.
