Boksieri Anthony Joshua mposhti Kristian Prengën me nokaut në raundin e dytë në duelin e tij të rikthimit, të zhvilluar në Yedahh të Arabisë Saudite. “Fitorja erdhi vetëm pas një fillimi dramatik, pasi britaniku u rrëzua dy herë në raundin e parë nga boksieri shqiptar. Megjithatë, Prenga u lodh shpejt dhe Joshua e mbylli ndeshjen në raundin e dytë” , ka shkruar media kroate “Index”.
“Pas triumfit, Joshua bëri një gjest që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ai kërkoi nga publiku t’i jepnin flamurin shqiptar. Pasi e mori, e vendosi mbi njërin krah, ndërsa mbi tjetrin mbante flamurin e Britanisë së Madhe, duke treguar respekt për kundërshtarin e tij shqiptar”, ka shkruar media kroate.
Sfida e ardhshme e Anthony Joshuas pritet të jetë ndaj bashkatdhetarit të tij, Tyson Fury. Dueli i shumëpritur mes dy prej emrave më të mëdhenj të boksit britanik është planifikuar të zhvillohet në nëntor të vitit 2026, megjithëse data ende nuk është zyrtarizuar.
