Është çelur në Muzeun Etnografik në Elbasan ekspozita fotografike “Elbasani në shek XX”, një udhëtim në kohë i cili tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe zgjoi nostalgjinë e tyre. Sipas drejtuesit te qendrës së artit Elbasan këto aktivitete zhvillohen gjatë stinës së verës me qëllim gjallërimin e jetës artistike kulturore.
Kuriozë dhe nostalgjikë qytetarët vlerësuan aktivitete të tilla të cilat ndihmojnë në përçimin e traditës tek të rinjtë. Ekspozita fotografike Elbasani në shekullin XX është një kthim pas duke i dhënë rëndësinë dhe vendin e duhur kulturës dhe traditave Elbasanase ndër breza.
