Luan Gacaferi shpërthen me akuza: Këta janë ata që po terrorizojnë

0%

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar me një postim të ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar kundërshtarët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe një pjesë të analistëve për, sipas tij, përhapje të gjuhës së urrejtjes, dezinformatave dhe thirrjeve që dëmtojnë shtetin.

Gacaferi pretendon se disa figura publike krahasojnë padrejtësisht Policinë e Kosovës me regjimin e Slobodan Millosheviqit, bëjnë thirrje kundër luftimit të korrupsionit, kundërshtojnë krijimin e institucioneve dhe përhapin lajme të rreme që krijojnë frikë te qytetarët.

Në fund të reagimit, ai citon Albin Kurtin duke thënë: “Veç vonim ka, se shpëtim nuk ka pa u bo ky shtet me të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe drejtësinë.” Postimi i plotë: Ata qe në të vërtet terrorizojnë shoqërinë janë pikërisht ata qe 24/25 orë thonë: Albin Serbia Albin Millosheviqi Albinin duhet mi hek qafe në çdo mënyrë e pamvarsisht mjetit Shajnë e kërcënojnë ditë e natë kurrë pa u ndal Policia e Kosovës po sillet ndaj serbëve të veriut si policia e Millosheviçit dikur ndaj shqiptarve në Kosovë Policia e Kosovës po i fsheh armët vet qe t’i fajësojë civilët e pafajshëm serbë Nuk dua të jetoj në një shtet ku vendoset në baza etnike e ku edhe zogjtë e malit e dijnë se si në Kosovë qe pakicat gëzojnë të drejta nuk ka vend tjetër në planet Gerrnaqave duhet me jau ndalu të drejtën e votës edhe pse kushtetuta jau gatanton të drejtën e votës çdo shtetasi të Kosovës mbi 18 vjeç pavarsisht ku jeton “Analistët” qe çdo natë e kurrë pa u ndal shpifin dhe prodhijnë lajme të rreme e krijojnë frikë e pasiguri të qytetaret Bëjnë thirrje të hapur për bllokadë në krijimin e institucioneve të shtetit Bëjnë thirrje të hapur nëpër studoi televizive qe korrupsioni të mos luftohet se Kosova është një vend i hapur dhe nuk mundet të funksionoj pa korrupsion Qe bëjnë thirrje të mos inspektohen fabrika qe prodhojnë gjëra ushqimore si fabrika Vita për shembull E lista vazhdon……………. e mjerisht jo rrallë herë edhe ti zt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mushkolaj je pjesë e këtyre thirrjeve qe i radhita Por në fund krejt po e citoj zt. Kurti qe thotë: Veç vanim ka se pshtim nuk ka pa u bo ky shtet me të gjitha institucionet përfshirë këtu edhe drejtësinë

Burimi: Bota Sot