Shpërndaje në: Ikona e futbollit japonez, Kazuyoshi Miura, ka shënuar golin e parë në ndeshje garuese pas afro katër vjetësh. 59-vjeçari shënoi të shtunën në fitoren 7:0 të Fukushima United ndaj Iwaki Furukawa. Ndeshja ishte e vlefshme për kupën e Japonisë. Miura, i njohur si “King Kazu”, shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 5:0.
Goli i tij u festua nga bashkëlojtarët në fushë dhe në stol, përpara se sulmuesi veteran të zëvendësohej tre minuta më pas. Ai së fundi kishte shënuar gol në ndeshje garuese në nëntor 2022. Ish-reprezentuesi i Japonisë po përgatitet për edicionin e 42-të në futbollin profesionist. Fukushima garon në kategorinë e tretë japoneze.
