Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shijojnë një takim romantik në

0%

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë parë së bashku gjatë koncertit të yllit të muzikës country, Chris Stapleton, në Uashington, duke shtuar edhe më shumë zërat për romancën e tyre. Dyshja u filmua në një zonë VIP pranë skenës, ndërsa shijonin performancën dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Modelja 30-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta, ndërsa aktori i “Euphoria” qëndronte pranë saj gjatë gjithë koncertit, shkruan DailyMail. Një video e momentit u bë shpejt virale në TikTok, ku një fans dëgjohet duke reaguar i habitur sapo i dallon.

Pas koncertit, Kendall publikoi në InstaStory një video të shkurtër nga performanca e Chris Stapleton, pa bërë asnjë koment për praninë e Jacob. Përfaqësuesit e dy yjeve nuk kanë reaguar ende ndaj raportimeve për daljen e tyre të përbashkët. Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të këtij viti, ndërsa në prill ata u panë duke shkëmbyer puthje në festivalin Coachella.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve pranë çiftit, ata janë bashkë prej disa muajsh dhe lidhja po ecën shumë mirë. Së fundmi, Kendall dhe Jacob u komentuan gjerësisht edhe për një paraqitje në aeroportin e Brisbane, ku u përpoqën të kalonin pa u vënë re me veshje që shumë përdorues të rrjeteve sociale i cilësuan si “maskim qesharak”.

Pavarësisht vëmendjes së vazhdueshme, dyshja duket se po e shijon romancën larg deklaratave publike.

Burimi: Telegrafi