Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëroi sot se deri në Vitin e Ri do të vihet në funksion i gjitë segmenti i nyjës rrugore “Momin Potok”.
Gjorgjievski, gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në Momin Potok tha se, ky projekt kompleks kapital përfshin pesë ura të reja, mure mbajtëse mbrojtëse dhe shtigje për këmbësorë e biçikleta, të cilat pritet të lehtësojnë ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të qytetit.
Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit: “Nyja rrugore përfshin shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, janë ndërtuar rreth 2 kilometra mure mbajtëse dhe po punohet në gjithsej pesë ura. Ura që ndodhet pranë nesh do të betonizohet të martën dhe më pas do të vihet në funksion për lidhjen e plotë me rrethrrotullimin që ndodhet 500 metra larg.
Urën e fundit po e ndërtojmë në pjesën e Sarajit, ku ura e vjetër po shembet dhe po zgjerohet”. Sa i përket bulevardit “Boris Trajkovski” në Draçevë, Gjorgjievski tha se, çështjet pronësore janë zgjidhur plotësisht, puna në trasenë po vazhdon dhe afati i përfundimit është gjithashtu deri në Vitin e Ri.
Ndërkaq, ai theksoi se, gjatë muajit gusht do të fillojmë edhe lidhjen e Gazi Babës me Aerodromin përmes Bulevardit ‘Gjeneral Mihajlo Apostolski’, ku pritet të përfundojë afati për lirimin e objekteve. Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi po ashtu furnizimin e Qytetit të Shkupit me kamionë, cisterna dhe makina për pastrimin e rrugëve. Po ashtu ai tha se.
Ka përfunduar tenderi për autobusët elektrik dhe aktualisht është duke u zhvilluar procesi i ankesave.
