Gruaja me dhimbje të padurueshme në këmbë zbulon dhjetëra gjilpëra të

0%

Një grua nga Rusia mbeti e tronditur pasi kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të dhimbjeve të forta në këmbë dhe zbuloi se në shputën e saj kishin mbetur dhjetëra gjilpëra akupunkture të thyera. Gruaja kishte kryer një seancë akupunkture, pas së cilës filloi të përjetonte dhimbje të forta dhe shqetësime në këmbë.

Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua se disa gjilpëra ishin thyer dhe kishin mbetur brenda indeve të këmbës. Sipas raportimeve, mjekët gjetën 10 fragmente gjilpërash të thyera në shputën e saj, të cilat dyshohet se ishin pasojë e trajtimit të mëparshëm me akupunkturë.

Edhe pse komplikimet nga akupunktura janë të rralla, raste të mëparshme mjekësore kanë dokumentuar se gjilpërat e mbetura në trup mund të shkaktojnë dhimbje kronike, dëmtime nervore apo probleme të tjera shëndetësore në raste të veçanta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti ka rikthyer debatin mbi rëndësinë e përdorimit të teknikave të sigurta dhe kontrollit të cilësisë gjatë procedurave të akupunkturës, veçanërisht për të shmangur thyerjen ose mbetjen e mjeteve në trup.

Burimi: Telegrafi