Beqir Buçinca, arkitekti që çoi ferizajasit në finalen e Kupës së ish

0%

Sportistët shqiptarë përkundër se ishin të shkelur në vitet e 70-ta dhe të-80-ta nga qarqet ish jugosllave, gjithsesi rezultate nuk u mungonin dhe arrinin deri në maje të ndonjë disiplinë sportive. Në vitin 1979, Borci i Ferizajt arriti në finalen e madhe të Kupës “Marshall Tito” në hendboll (meshkujt). Arkitekt i historisë së madhe ishte trajneri me renome Beqir Buçinca.

Më 23 maj të vitit 1979, finalja u luajt në Banjallukë mes Borcit të Ferizajt dhe Borcit të Banjallukës. Ekipi nga Banjalluka kishin triumfuar me rezultat ndaj ferizajasve. “Pothuaj gjatë tërë kohës, ishin të barabartë me vendësit.

Në pjesën e parë të lojës, vendësit prej fillimit avancuan mirëpo, në minutën 20 ferizajasit, pas angazhimit të duhur, arritën të barazojnë rezultatin në 9:9 e edhe të kalojnë në avantazh me . Mirëpo, këtë nuk munden ta ruajnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri në fund të pjesës së parë rezultati gjithnjë po thuaj ishte i barabartë dhe kjo pjesë përfundoi me rezultatin ”, ka shkruar gazetari Muharrem Bulliqi gjatë ditës së enjte (më 24 maj) të vitit 1979.

Sipas gazetës “Rilindja”: “Pritet se në pjesën e dytë ferizajasi nuk do ta lëshojnë rastin, që ta fitojnë Kupën e çmueshme, që me angazhim edhe më të madh të sigurojnë fitore dhe të përfaqësojnë hendbollin (ish jugosllav) në garat evropiane për Kupën e fituesve të kupave. Mirëpo, pas disa minutave lojë vendësit kaluan në avantazh, të cilin edhe e mbajtën deri në fund.

Vendësit në pjesën e dytë fitoren e siguruan në minutën 43-të, kur avancuan me tre gola diferencë. Deri në fund të ndeshjes ferizajasit arritën vetëm ta zvogëlojnë diferencën në dy gola, por jo edhe të anulojnë epërsinë e vendësve. Pra, kështu, me meritë, vendësve, për të 9-të herë, u takoi Kupa.

Me këtë fitore Borci vendës siguroi edhe pjesëmarrjen në Kupën e kupave hendbollistike të Evropës”. Borci (Bll) – Borci (F) Pallati isporteve “Borik” në Banjallukë. Borci vendës e mundi Borcin e Ferizajt me rezultatin (). Ndeshjen, në prani të afro 2.000 shikuesve, e referuan Stojanoviq e Valliçiq, të Beogradit. Shtatëshet: Bo. (Banjallukë) 1 (1), Bo. (F) 5 (4).

Përjashtimet: Borci (Bll) 6 minuta, Borci (F) 8 minuta. Borci (Bll): Arnautoviq, Koso 3, Petkoviq, Anushiq, Elezoviq 4, Unçanin, Shtërbac 9, Kersniq, Popoviq 6, Çiçavac 2, Goliq 4 dhe Ravliq.

Borci (F): Kasim Kamenica, Basri Tupella 4, Aziz Makiqi 9, Nebojsha Gërkoviq 4, Srbolub Dekiq, Sefedin Reçica 3, Nexhat Ferzani, Ratomir Tomoviq 5, Bujar Qerimi, Tahir Sojeva 1, Skënder Sahiti dhe Nexhdet Dobroshi.

Burimi: Bota Sot