Xheneta Fetahu lë të kuptohet për rikthimin në Big Brother: Është

0%

Xheneta Fetahu ka lënë të kuptohet se mund ta shohim sërish në një format të Big Brother, vetëm pak muaj pasi përfundoi rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale. Finalistja e BBVK 3 ka qenë e ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive by Liberta Spahiu, ku iu përgjigj shkurt disa pyetjeve rreth jetës personale dhe planeve të saj.

Kur u pyet nëse publiku mund ta shohë sërish në një format të Big Brother-it, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi. “Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh ajo, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.

Deklarata e saj ka nxitur spekulime se rikthimi mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos duke pasur parasysh se edicionet e reja të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania zakonisht nisin gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Xheneta i është referuar një rikthimi në shtëpinë e BBVK apo nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që është përfolur edhe më herët nga fansat.

Burimi: Telegrafi