U merret leja pesë shoferëve në Ferizaj – kaluan nga shiriti

0%

Pesë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pasi kanë kryer tejkalim të automjeteve në kolonë duke përdorur shiritin emergjent në dalje të autostradës në fshatin Bibaj. Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, katër shoferëve me patentë shoferi vendore u është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh , 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për një vit .

Ndërsa shoferit me patentë shoferi të huaj i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh dhe ndalim i drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës për një vit . Sipas Policisë, të ndëshkuarit janë: S.TH., 27 vjeç, me veturë Opel Astra; M.M., 22 vjeç, me veturë Mercedes me targa të huaja; SH.I., 26 vjeç, me veturë Mercedes; G.A., 30 vjeç, me veturë BMW; A.SH., 67 vjeç, me veturë Audi Q5.

Rasti ka ndodhur më të premten, kur zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndaluar shoferët që kishin kaluar kolonën përmes shiritit emergjent në drejtim të rrethrrotullimit. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara për zbatimin e rregullave të trafikut dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com