Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Andi Spahiu , 32 vjeçar.
Sipas informacioneve, 32-vjeçari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së shalqirit një copë i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës .
Pas njoftimit nga QKUK-ja, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
