Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja

0%

Shpërndaje në: Pesë shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës për kundërvajtje të rënda në trafik, pasi tejkaluan kolonën e automjeteve duke përdorur shiritin emergjent në dalje të autostradës, në fshatin Bibaj të Ferizajt gjatë ditës së djeshme.

Shoferët e ndëshkuar janë: S.TH. (27 vjeç), me veturë Opel Astra; M.M. (22), me veturë Mercedes me targa të huaja; SH.I. (26), me veturë Mercedes; G.A. (30), me veturë BMW; dhe A.SH. (67), me veturë Audi Q5.

Siç ka njoftuar Policia, sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, katër shoferëve me patentë shoferi të Kosovës u është shqiptuar gjobë prej 300 euro, u janë vendosur 3 pikë negative dhe u është marrë leja e drejtimit për një vit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, shoferi me patentë shoferi të huaj është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një vit. Policia Rajonale e Ferizajt paralajmëroi se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara në trafik, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe zbatimit të ligjit.

Njëkohësisht, policia u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrit 192, numrave rajonalë të policisë ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke garantuar se të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Burimi: Koha