Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 26 korrik, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me peshë mbi 20 tonë. Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kësaj mase.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com