Pas deklaratave skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq për “spastrimin” e Kosovës nga shqiptarët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përcjellë mesazhe të reja për ushtrinë e vendit, duke kërkuar gatishmëri më të madhe në një kohë tensionimesh në rajon.
Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë, Vuçiq deklaroi se Kosova vazhdon të konsiderohet nga Beogradi si pjesë e territorit serb, raportojnë mediat. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit.
Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd dhe duke mos kërcënuar askënd, por duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha Vuçiq.
Pas Paunoviqit, skandalizon edhe Vuçiq, thotë se 250 mijë serbë, e jo shqiptarë, u spastruan etnikisht Ai gjithashtu kritikoi sërish bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një zhvillim që, sipas tij, kërkon përgjigje nga Serbia. “Ata po krijojnë aleanca kundër nesh në rajon.
Ne i kemi kuptuar këto lëvizje dhe kemi filluar të ofrojmë atë që është e nevojshme”, deklaroi presidenti serb. Deklaratat vijnë në një periudhë kohe kur retorika politike serbe vazhdon të jetë një çështje shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar.
