Po kthehej në vendlindje, ndahet nga jeta tragjikisht i riu nga Vitia

0%

Një i ri nga Vitia, Dion Emerllahu, ka humbur jetën në rrethana tragjike, teksa po kthehej në vendlindjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Emerllahu, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Dion Emerllahu, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po kthehej në vendlindjen e tij”, ka shkruar Haliti. Ai ka thënë se asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e familjes për humbjen e një jete të re, duke u uruar familjarëve forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Burimi: Telegrafi