Plagoset pas një mosmarrëveshjeje një person

0%

Shpërndaje në: Një person është plagosur në fshatin Brus të Lipjanit të premten pas një mosmarrëveshjeje me dikë. Policia njoftoi se pas trajtimit që mori në spital, viktima është liruar. E i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, pas një mosmarrëveshje që kishte viktima ndaj të dyshuarit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha