Mbajti peng për disa orë ish-partneren, publikohen pamjet e lirimit

0%

Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-bashkëshorti i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes së rëndë në Roskovec. Në video shihet momenti kur efektivët e Policisë arrijnë ta bindin Refit Buzin të lirojë të renë.

Ngjarja tronditi mbarë vendin, pasi një ditë më parë Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij, Kosta dhe Belere Plaka. Pas krimit, ai mbajti peng ish-bashkëshorten e tij për disa orë. Pas negociatave me forcat e policisë, 24-vjeçarja u lirua pa lëndime, ndërsa pak më vonë Refit Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Burimi: Bota Sot