Lëvizje e bujshme

0%

Rodri dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen mes tyre, përsa u përket kushteve personale. Kështu raporton gazetari i njohur i merkatos, Matteo Moretto, duke “çuar peshë” tifozët madrilenë. I njëjti burim thekson se pas marrëveshjes së arritur mes lojtarit dhe Realit, pritet që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Tashmë pritet vetëm që “Los Blancos” dhe Manchester City të dakordësohen për shumën e transferimit. Kujtojmë se mesfushori spanjoll ka kontratë të vlefshme me “Qytetarëta” deri në verën e vitit 2021. Ndërkohë që vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 55 milionë euro.

Burimi: Bota Sot