Koci njofton, është liruar i riu nga Kosova që u ndal nga autoritet

0%

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova i cili ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Horgosh. Koci këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook. Lexoni të plotë postimin e tij: U lirua! I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh. I lumtur sa s’ka!

Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur. Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe. Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon! .

Burimi: Telegrafi